Amerikani Richard H. Thaler fitues i Nobelit në Ekonomi

533
Amerikani Richard H. Thaler u nderua me çmimin Nobel në Ekonomi.
Komiteti i çmimeve Nobel tha se Thaler u zgjodh për “kontributin e tij në studimin e sjelljes së konsumatorëve.”
“Duke eksploruar pasojat e racionalitetit të kufizuar, preferencave sociale dhe mungesës së vetëkontrollit, Thaler ka treguar se si këto tipare njerëzore ndikojnë sistematikisht në vendimet individuale, si dhe në rezultatet e tregut “, tha Akademia Suedeze.
Thaler zhvilloi teorinë e “kontabilitetit mendor” duke shpjeguar sesi njerëzit thjeshtëzojnë vendim-marrjen duke krijuar llogari të veçanta në mendet e tyre, duke u fokusuar në ndikimin e ngushtë të çdo vendimi individual sesa në efektin e përgjithshëm.
Thaler ka lindur në vitin 1945 në East Orange, të Nju Xhersit dhe ka marrë doktoraturën nga Universiteti Rochester i Nju Jorkut në vitin 1974. Ai është profesor në universitetin e Çikagos në Illinoi.
Akademia Mbretërore Suedeze e njoftoi çmimin sot. Ai ka një vlerë monetare prej 1.1 milion dollarësh.
Sigal