Turqi, urdhër-arreste për 72 profesorë

416
Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për 72 pjesëtarët e stafit pedagogjik të dy universiteteve, mes të cilëve edhe një ish-këshilltar i udhëheqësit kryesor opozitar.

Urdhër-arrestet u lëshuan si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes së klerikut islamik që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet si truri i përpjekjes së dështuar për grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar.

Sipas burimeve policore, 8 nga 72 mandatarrestet ishin për stafin akademik të “Bogazici”-t, mes të cilëve edhe akademiku i shquar Koray Caliskan, i cili ka punuar në të kaluarën si këshilltar vullnetar për Kilicdaroglu. 64 pedagogët e tjerë janë nga Universiteti “Medeniyet”, 19 prej të cilëve profesorë të Fakultetit të Mjekësisë.
Sigal