CIA publikon bisedën mes Chirac dhe Clinton për Srebrenicën

631
SHBA – Dokumente të CIA-s amerikane nga të cilat janë ndarë disa thekse zbulojnë bisedën mes ish presidentit francez, Jacques Chirac dhe atij të SHBA, Bill Clinton në lidhje me Srebrenicën.

Dy ditë pas rënies së Srebrenicës, Chirac në bisedën telefonike ka paralajmëruar Clintonin se Franca nuk dëshiron të rrijë duarkryq dhe të jetë përgjegjëse për atë situatë, thuhet në dokumentet e CIA-s, që e ka publikuar N1.

“Rënia e Srebrenicës dhe ka shumë të ngjarë të bjerë edhe Zhepa, dhe Gorazhde është një dështim i madh për OKB-në, NATO-n dhe të gjitha demokracitë”, i ka thënë Chirac Clintonit.

Ai ka thënë se Franca nuk mund të rrijë më dhe të shikojë se si “serbët ndajnë meshkujt nga gratë, duke i dërguar gratë që të dhunohen dhe duke vrarë meshkuj, të cilët janë të aftë për ushtri”.

“Duhet të kthejmë situatën ashtu siç është e garantuar nga OKB-ja. Franca është e gatshme të dërgojë njësitë e veta në mision”, ka thënë Chirac.

Ai megjithatë ka thënë se nuk e di çka dëshirojnë britanikët, transmeton N1.
“Pyes, nëse qëllimi i tyre është vetëm ta lëshojnë Gorazhden sikurse holandezët që lëshuan Srebrenicën. Nuk dua që Franca të jetë fajtore për këtë situatë”, ka thënë Chirac.

“Krejt varet, nëse SHBA do të jetë e gatshme që të bashkëpunojë në ndalimin e pastrimit etnik ose vetëm do të ulemi të rrimë duarkryq, t’i lëmë njerëzit të vriten dhe ne të shkojmë në shtëpi. Nuk mund t’i lejojmë vetes që të jemi pjesëmarrës në këtë”, ka paralajmëruar ish presidenti francez.

Sipas tij, qeveria boshnjake ka pasur në Gorazhde 9 mijë ushtarë të gatshëm për luftë, në Srebrenicë 3 mijë, të cilët megjithatë kanë ikur nga granatimet.

“Ata kanë shkuar pa mbështetjen për luftë, edhe pse unë mendoj se ata mund të bëjnë”, tha Clinton, duke shtuar se Britania ka 300 trupa në Gorazhde, të cilat ndoshta do të jenë të gatshëm për të qëndruar atje.

Ai ka vlerësuar se nëse diçka ndodhë në Gorazhde ushtria serbe do të ndihet se e ka rrugën e hapur për në Sarajevë.

Clinton megjithatë ia përcolli Chiracut që duhet të dijë, se cili do të jetë angazhimi i vërtetë, nëse Franca vendos të marrë iniciativën në Srebrenicë, Zhepë dhe Gorazhde.

“Para se të sigurohemi për një sulm ajror duhet ta dini, se ai do të shkaktojë humbje të rënda serbëve në fusha të caktuara. Unë do të konsultohem me këshilltarë ushtarakë, por ata janë shumë skeptikë në lidhje me futjen e forcave me helikopter, veçanërisht në qoftë se boshnjakët nuk do të rezistojnë”, ka thënë Clinton.

Marrë nga VOAL.CH
Sigal