Turqi / Shpërthimi në qytetin e Diyarbakir, mbetën të vrarë 9 persona

454
Sigal

Mediat turke raportojnë se 9 persona kanë humbur jetën pas
sulmit të sotëm në qytetin turk të Diyarbakir. Autoritetet turke deklarojnë se
shkaktar i këtij sulmi është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kryeministri i
Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se në sulmin terrorist në Diyarbakir të
kryer mëngjesin e sotëm ka edhe policë.

“Pjesëtarët e
organizatës separatist terroriste kryen sulm terrorist me automobil bombë në
afërsi të godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore, në vendin me
shumë civilë, me nxënës dhe të rinj”, njoftoi qeveria turke.

Shpërthimi ndodhi pas arrestimit të dy liderëve kryesorë të
partisë filokurde dhe disa deputetëve të tjerë.