Turqi – Propozimi tronditës shkakton protesta,“Të falen përdhunuesit, nëse martohen me viktimat”

431
Sigal

Mijëra njerëz kanë protestuar në Stamboll kundër një projekt ligji të debatueshëm, me të cilin mund të përmbyset dënimi i një personi për abuzime seksuale me te mitur nëse martohet me viktimën.

Agjencia franceze e lajmeve AFP njofton se, të paktën 3000 mijë njerëz morën pjesë në protestë në pjesën aziatike të qytetit.

Protestuesit mbanin pankartat me mbishkrimet si “AKP duart larg nga trupi im”, një referencë për partinë në pushtet të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, që e ka paraqitur projekt ligjin.

Nëse kalon, ligji do të lejojë lirimin nga burgu të fajtorëve për sulme ndaj të miturve, nëse akti është kryer “pa dhunë, kërcënim ose çfarëdo kufizimi tjetër” dhe nëse agresori “martohet me viktimën”.
Qeveria i është përgjigjur kritikave të shumta, duke theksuar se ajo që lexohet në media dhe në rrjetet sociale, është një “shtrembërim instrumental me të cilin është ideuar projekt ligji”.

Sipas asaj që deklarohet nga ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, “qëllimi është për të shmangur pasojat juridike, me të cilat përballen çiftet që kanë marrëdhënie konsensuale dhe duan të martohen para moshës madhore”. “Martesat që përfshijnë të miturit, – ka vazhduar Bozdag, – janë për fat të keq një realitet në Turqi, por burrat përdhunues nuk janë përdhunues të dhunshëm”.