Tsipras i bindur në fitore, mbron huanë 86 mld euroshe

428
Ish-kryeministri, Aleksis Tsipras, edhe një herë është shprehur i bindur në fitore në zgjedhjet e afërta parlamentare, ndërsa i ka kërkuar sërish grekëve votën e tyre për të drejtuar vendin pas marrëveshjes së ndihmës me ndërkombëtarët. Tsipras duke folur nga Selaniku, mbrojti huanë prej 86 mld euro.
Aleksis Tsipras: “Beteja jonë e parë dhe më kryesore, ajo për të cilën ishte folur 4-5 vitet e fundit, u fitua. Ajo ishte e nevojshme për të ristrukturuar borxhin grek. Tashmë ajo ç’ka duhet të bëjmë është të gjejmë mënyrën sesi duhet ta shfrytëzojmë këtë borxh dhe si duhet të ndajmë buxhetin”.
Pavarësisht se exit-pollet e fundit tregojnë një rënie të mbështetjes ndaj partisë së tij Syriza dhe fuqizim të rivalit “Demokracia e Re”, ish-kreu i qeverisë nuk stepet nga gara e 20 shtatorit, duke u shpreh besimplotë se grekët do t’ja besojnë edhe një herë drejtimin e vendit.
Aleksis Tsipras: “Jam i bindur se populli grek do të gjykojë siç duhet, ata do të dinë të zgjedhin drejtë për një të ardhme më të mirë”.
Tsipras fitoi bindshëm zgjedhjet e janarit, me premtimin se do të vendosë një marrdhënie të rë mes Athinës dhe huadhënësve ndërkombëtarë, por sërish ekonomia ra në kolaps, bankat u mbyllën dhe Greqia ishte shumë pranë daljes nga Eurozona, ndërsa Tsipras u detyrua të pranojë kushtet e kreditorëve.
Sigal