Truproja e Trump nxjerr gazetarin jashtë

408
Një spiker lajmesh nga televizioni meksikan “Univision”, Jorge Ramos, i ka humbur toruan kandidatit për president, manjatit Donald Trumph, teksa ky i fundit ka urdhëruar që gazetari të nxirret jashtë.
Ramos u përpoq ti bënte një pyetje kandidatin Trump, për politikat e tij për emigrimin, referuar situatës më të fundit në Europë por ai i ka kërkuar menjëherë personelit të tij ta nxjerrë jashtë nga konferenca për shtyp.
“Më falni, uluni. Nuk ju thirri njeri juve. Uluni. Uluni. Uluni. Nuk keni pse të më bëni pyetje. Ikni në Univision”
teksa Ramos protestoi kërkesën duke thënë se si gazetar, ka të drejtë të bëjë pyetje.
Pasi u lejua, pas disa minutave të kthehet në sallë, ramos nuk ngurroi tja përsërisë pyetjen Trump dhe këtë herë mori përgjigje.
“Më lejoni t’ju them se ne do të përballemi me emigracionin në mënyrë moderne dhe humane njëkohësisht. Kam zemër më të madhe se e jotja, për këtë të jesh i sigurtë”.
Ky është debate i dytë mes trump dhe një gazetari. Më herët ai debatoi ashpër në tëiter me Megyn Kelly, nga Fox Neës. E pavarësisht këtyre debateve, trump gjithnjë e më shumë po fiton terren në sondazhe, pavarësisht kritikave në adresë të tij. Madje ai është shprehur i bindur në fitore, edhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Sigal