Trump kundër strategjisë antipopullore sorosiane, nga Covidi tek vaksinat

01

Kanadaja zbulon planin për të vaksinuar popullsinë, me dronë që do spërkasin nga ajri

McMaster University në Hamilton, Ontario, ka nisur një provë klinike, faza 2, për një vaksinë të re COVID-19 që merret përmes ajrit. Quhet ChAd-triCoV/Mac dhe përdoret një pajisje sprai për të futur vaksinën në mushkëri.
Qëllimi i studimit:
-Të vlerësohet siguria e një doze të vetme për individët që kanë marrë të paktën tre vaksina mRNA.
-Të matet përgjigja imune në gjak dhe në mushkëri.
Financuar me 8 milionë dollarë nga Canadian Institutes of Health Research (CIHR), studimi planifikon të përfshijë 350 të rritur të shëndetshëm në Hamilton, Ottaëa dhe Halifax.
Rezultatet paraprake të fazës 1 sugjerojnë se vaksina e thithur mund të jetë më efektive në mushkëri, duke ofruar një mbrojtje më të gjerë dhe më të fortë se injeksionet tradicionale.

02

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Kennedy: Vaksinat në fëmijëri dhe toksinat mjedisore shkaktojnë autizëm

NOA


Vaksinat në fëmijëri u suportuan kaq shumë nga Klani Soros dhe Bill Gates ndërkohë që ato mund të shkaktonin autizëm.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., tha sot se agjencia e tij do të bëjë njoftime muajin tjetër në lidhje me përpjekjet e saj për të gjetur shkaqet rrënjësore të autizmit, duke shtuar se “ndërhyrje të caktuara tani qartë, pothuajse me siguri, po shkaktojnë autizëm”.

Kennedy i kishte thënë më parë Presidentit Donald Trump në një takim të kabinetit në prill se agjencia shëndetësore do të gjente përgjigje deri në shtator përmes një përpjekjeje masive kërkimore dhe testimi.

Më vonë ai u përmbajt ndaj këtij qëllimi, duke i thënë Kaitlan Collins të CNN në maj se do të kishte “disa” informacione këtë vjeshtë, por se zbulimi i shkaqeve rrënjësore të autizmit do të zgjaste gjashtë muaj të tjerë.

Kennedy ka sugjeruar më parë se vaksinat e fëmijërisë dhe ekspozimet ndaj toksinave mjedisore mund të jenë faktorë që nxisin rritjen e shkallës së diagnostikimit të autizmit, duke sugjeruar se njoftimet e shtatorit mund të përqendrohen në këto objektiva.

Trump dukej se i mbështeti këto teori gjatë mbledhjes së kabinetit sot, duke thënë “duhet të ketë diçka që e shkakton artificialisht këtë, që do të thotë, një ilaç ose diçka e tillë”.

Ekzistojnë hulumtime të gjera ekzistuese që tregojnë se nuk ka lidhje midis vaksinimeve dhe autizmit; studiuesit gjatë disa dekadave kanë identifikuar faktorë të tjerë të mundshëm, duke përfshirë gjenetikën dhe ekspozimet para lindjes.

Studiuesit që studiojnë autizmin thonë gjithashtu se rritja e ndërgjegjësimit, përkufizimet më të gjera të asaj që përbën autizmin, mjetet e përmirësuara të shqyrtimit dhe zbulimi më i hershëm po nxisin më shumë diagnoza.

03

Trump përballë Perandorisë Farmaceutike: Lufta që mund të ndryshojë botën


Nëse vitet e fundit na kanë treguar diçka, është fakti se e vërteta nuk del kurrë e pastër në dritë – ajo del gjithmonë e mbështjellë me interesa, miliarda dollarë, dhe pushtet. Sot, një nga betejat më të mëdha që pritet të shpërthejë në Amerikë nuk është mes partive, as mes elitave politike, por mes Presidentit Donald J. Trump dhe korporatave farmaceutike që kanë sunduar botën me vaksina, barna dhe propagandë shkencore.
Trump, i cili ka thyer tabutë një nga një, ka goditur tashmë pikën e tyre më të ndjeshme: legjitimitetin e sukseseve të tyre të shpallura për vaksinat kundër Covid-19. Ai po kërkon llogari. Po kërkon transparencë. Dhe më e frikshmja për ta – ai po e bën këtë publikisht, para syve të miliona qytetarëve. Korporatat janë kthyer në armata të padukshme me ndikim më të madh se shumë shtete kombëtare. Ato nuk kontrollojnë vetëm tregun e barnave, por edhe mediat, politikanët, madje dhe vetë agjencitë që duhet t’i mbikqyrnin. Sot, CDC është i copëtuar, Kennedy Jr. është futur në betejë, dhe e gjithë Amerika është e ndarë: a ishin vaksinat shpëtimtarë apo mashtrimi më i madh i shekullit? Nëse Trump e detyron BPharma të publikojë të gjitha të dhënat e fshehura, mund të ndodhë një “Chernobyl farmaceutik”, një shpërthim i besimit publik, jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën. Sepse nëse vaksinat dalin të kenë qenë më pak efektive nga sa u tha, ose më të rrezikshme, pasojat do të jenë katastrofike për sistemin mjekësor global.

04

Çako: Avionët helmojnë qiellin me të cilët ne nuk i kuptojmë dhe i marrim me anë të frymëmarrjes

Kohë më parë konspiracionisti Alfred Cako  teksa komenton lajmet, që vinin nga Kina për virusin e ri që po qarkullon, u shpreh se viruset nuk ekzistojnë, madje ai shton më tej duke thënë se i njëjtë si Covid-19 edhe ky virusi i ri që po përhapet në Kinë është helm i përhapur nga dora e njeriut.“Ne një herë e kemi parashikuar në agjendën e 2023, e kemi parashikuar që objektivi kryesor janë dy; kontrolli dhe depopullimi. Për të realizuar këto duhet bota të kalojë në kaos, vrasje nëpërmjet luftërave, në vdekje nëpërmjet urive që shkaktojnë pasojat e luftës dhe nëpërmjet klandemive, jo pandemive.Prandaj edhe virusi që e quajnë Covid-19 nuk ka qenë një virus. Nuk ka asnjë virus të zbuluar nëpërmjet mikroskopëve më të fuqishëm. Sot shkencëtarët nuk ka mundur ende të shpjegojë ekzistencën e një virusi. Virusi në kuptimin që i kanë dhënë këto të OBSH-së, këto mashtruesit dhe që më pas dalin këto budallenjtë tanë dhe flasin nga ministrja e shëndetësisë, kryeministri dhe deri të Biden janë të gjithë mashtrues.Fjala virus do të thotë një formë infeksioni, që përhapet nëpërmjet rrugëve respiratorë. Kjo nuk ekziston, ju e mbani mend gjatë kohës së pandemisë ajo nuk hapet. Ajo ishte një lloj helmimi i hedhur me avion gjatë kohës së karantinimit. Kjo sepse ata gjithë natën hidhnin helme. Helmet përhapeshin edhe nëpërmjet ujit, me të cilin gatuhej.Edhe ky virusi i ri nuk është virus, por një helmim. Unë ju them njerëzve ngrini kokën nëpër ditët e kthjellëta dhe shikoni me atë çfarë po ndodhë. Me përjashtim të korrikut dhe gushtit avionët kanë helmuar qiellin. Njerëzit janë të sëmur nga sëmundje të ndryshme, nga probleme me stomak, dhe shpretkën e mëlçinë dhe zorrët, sepse këta vazhdimisht kanë hedhur helme të rënda dhe metale, të cilët ne nuk i kuptojmë dhe i marrim me anë të frymëmarrjes”, shprehet Cako.