Trump: Krizën dua ta zgjidh në rrugë diplomatike, por vështirë. Ka gjasa të krijohet një konflikt shumë i madh

479
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar presidentin kinez Xi Jinping që është marrë me çështjen e Koresë së Veriut, duke e quajtur njeri të mirë që e do vendin e tij.
Donald Trump u shpreh për “Reuters” se do të donte ta zgjidhte krizën në mënyrë diplomatike, por kjo është e vështirë dhe ka gjasa të krijohet një konflikt shumë i madh.

Ai gjithashtu është shprehur se ka qenë shumë e vështirë për Kim Jongun që të drejtojë Korenë e Veriut në një moshë kaq të re. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, është shprehur se Kina i ka thënë SHBA-së se do t’i vendosë sanksione Koresë së Veriut nëse kjo e fundit do të kryejë teste të tjera bërthamore.

Para se Donald Trump të zgjidhej president i SHBA-së, ka akuzuar Kinën se nuk po bën aq sa duhet për të frenuar Korenë e Veriut. Megjithatë, Trump gjatë intervistës së tij, theksoi se Xi Jinping, me të cilin u takua më herët gjatë këtij muaji, padyshim që nuk dëshiron të shohë trazira apo vdekje.

Koreja e Veriut ka kryer disa teste raketore gjatë muajve të fundit dhe kërcënon se do të kryejë testin e saj të gjashtë.
Sigal