Klajda Gjosha: ”Gratë do të kenë mundësi të barabarta të përfaqësohen në të gjitha nivelet”

469
Kryetarja e LGI, Klajda Gjosha mori pjesë në një takim me anëtarësinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Njësisë administrative 9 në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Gjosha u shpreh se LSI do të vazhdojë traditën e saj më të mirë për të siguruar mundësi të barabarta për gratë që të përfaqësohen në të gjitha nivelet.

“LSI do të vazhdojë traditën e saj më të mirë për të siguruar pjesëmarrje dhe përfaqësim të drejtë gjinor në institucionet publike dhe në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Gratë do të kenë mundësi të barabarta të përfaqësohen në të gjitha nivelet”, tha Gjosha.
Sigal