Trump distancohet nga ideja e regjistrimit të myslimanëve

417
Garuesi republikan për president, Donald Trump, po tenton të distancohet nga ideja e themelimit të regjistrit shtetëror të myslimanëve në SHBA, gjë e cila ishte kritikuar ashpër edhe nga rivalët e tij. Ai për herë të parë foli rreth regjistrit të enjten gjatë një interviste me “Yahoo News”.

Rivalët e tij nga Partia Republikane e kanë kritikuar ashpër qëllimin e Trump për t’i regjistruar myslimanët, andaj ish-guvernatori i Floridës, Jebb Bush, e karakterizoi idenë si të neveritshme e Marco Rubio e përshkroi si të panevojshme, të cilën amerikanët as që do ta përkrahnin.

Ndaj të premten në “Fox News” Trump tentoi të shpjegojë qëndrimin e tij. “Dua të përpilohet lista e refugjatëve sirianë, të cilët Barack Obama do t’i fusë në shtet, nëse ne Republikanët nuk e parandalojmë”, tha ai. Trump mes tjerash tha se raportimet e mediave për deklaratat e tij ishin të pasakta.
Sigal