Aksioni i OSHEE: Priten 53 lidhje të paligjshme, 20 të arrestuar

472
Edhe gjatë kësaj jave OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë vijuar aksionin e përbashkët për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.
Kështu nga data 15-22 nëntor, rreth 80 grupe kanë kryer kontrolle të përbashkëta në 3.443 raste. Nga kontrollet e abonentëve familjarë dhe bizneseve janë evidentuar 53 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 53 autorë.
Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 20 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Po ashtu janë shpallur në kërkim 18 persona si dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 persona.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 669 lidhje të abonentëve debitorë dhe 53 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 77 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Sigal