Treni përfshihet nga flakët, 67 të vdekur 14 të plagosur në Pakistan

474
epa07961659 Rescue workers shift the bodies of the victims after a fire engulfed a passenger train near Rahim Yar Khan, Pakistan, 31 October 2019. Dozens were killed and more than 40 others injured after a fire erupted from a gas canister blast engulfed a train completely destroying at least three coaches. EPA/STRINGER
Sigal

Të paktën 67 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur sot pranë qytetit të Liaquatpur, në provincën lindore të Punjab.
Zjarri besohet se është shkaktuar pas shpërthimit të gazit në kuzhinë, ku disa pasagjerë po konsumonin mëngjesin.

Kryeministri Imrah Khna ka shprehur ‘ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve’ dhe ka ftuar autoritetet të japin asistencën e duhur për të plagosurit.

Zjarri ka përfshirë tre vagonë, në të cilët udhëtonin rreth 200 njerëz, ka thënë Baqar Hussain, një funksionar i zyrës së emergjencave, duke nënvizuar që bilanci i viktimave po rritet me shpejtësi.