Treni del nga shinat në Itali, tre të plagosur

321
Sigal

Një tren i linjës “Trenord” ka dalë nga shinat në Carnate të Milanos pak më parë duke lënë të plāgosur tre persona.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për dy mashinistë dhe një pasagjer që janë plāgosur.

Një numër i madh zjarrfikësish dhe të shërbimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë brenda katër vagonëve të trenit nëse në katër vagonët e tij ndodhen pasagjerë të tjerë.

“Corriere” raporton se nuk dihen ende shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat, i cili i ka shkaktuar dëme edhe një godine aty pranë.