Petrit Mulla: Qyteti i Konispolit, lashtësia dhe autoktonia

1077
Sigal

QYTETI I KONOSPOLIT, NJË HAPËSIRË E PAFUND, I MBËSHTETUR MIDIS MALEVE TË SARAQINDIT, NARTËS, LIKOJANIT, MILESË, HAPËSIRA E TIJ DERI NË BUTRINT.

 LASHTËSIA DHE AUTOKTONIA JANË TË LASHTA, SA VETË JETA NË TOKË.

Nga Petrit Ali Mulla

Gjithmonë kam shkruar për Konispolin me pasion, por duke u mbështetur në dokumente të vjetra, si dhe tek dokumentet e arkivit të shtetit shqiptar. Po ta shikosh Konispolin, që në hyrje nga Butrinti duket, që është një vendbanim i vjetër për vet shtrirjen e tij, të ndërtimit në shpate kodrinash dhe i mbështetur, në malet, e Saraqindit, Milesë, nga e cila e ndan, Gryka e Bogazit, ku në Mile 825 metër mbi nivelin e detit, ndodhet  shpella e Shën Marinës dhe më poshtë, ku Mileja bën zgjatim, ndodhet Xarra. Si Shën Marina edhe Xarra, janë zbulime arkeologjike shqiptare, të Epokës së vjetër Paleoloitit. Në jug të Konispolit ndodhet Mali i Nartës, me majën më të lartë, të Topçiut, 876 metër mbi nivelin e detit, dhe Qafën e Likojanit, 854 metër mbi nivelin e detit, si dhe Qafën e madhe 740 m mbi nivel të detit. Konispoli nga Perëndimi laget, nga Deti Jon, që zbret, nga Qafa e Kandalit, në Bregoren e Arkudhit dhe shtrihet më poshtë, në gjirin e Shëndodhres, përballë Ishullit grek të Korfuzit, deri në Kepin e Stillos, që është pronë e Konispolit edhe sot dhe deri në Butrint…Midis Qafë Botës dhe në veri, të Qafës së Kandalit, u vendos padrejtësisht kufiri, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në vitin 1913, duke mbetur Konispoli, qyteti më jugor i Shqipërisë, si dhe qyteti më verior i Thesprotisë (Çamërisë), ku në vitin 1922, u emërua nga shteti shqiptar, Nënprefektura e Çamërisë Konispol. Në lindje, ngrihet Mali i Cjepurit dhe në vazhdimësi Mali i Saraqindit në harkun lindor të Konispolit, zgjatet mali Hunda e Turliut, deri tek Guri i Plakës, ku në mes tyre ndodhet Qafa e Likojanit. Konispoli gjeografikisht shtrihet në gjatësinë gjeografike veriore 39° 39` dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 11`…deri këtu e paraqita gjeografikisht Konispolin… Po si ka ardhur Konispoli deri këtu në rrjedhën e historisë për këtë flasin dokumentet që nga Lashtësia. Për të folur me argumente historike dhe që hedh dritë një nga Vendbanimet më të lashta, që jep saktë, prejardhjen e Trevës së Konispolit, është zbulimi Arkeologjik i Shpellës së Krreshmoit në Konispol, e cila ndodhet në një Shpat të malit të Saraqindit, në lartësinë 400 m, mbi nivel të detit. Hyrja e Shpellës është nga Perëndimi e cila ka dy degëzime, njëra 25 metra dhe tjetra 24,6 metra dhe me lartësi 6 metra. Arkeologët shqiptarë, së bashku me arkeologët amerikanë, nga Universiteti i Teksasit, në ARLINGTON, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arritën sukses të madh shkencor, në fushën e Arkeologjisë. Rezultat i zbulimit të shpellës, së Krreshmoit, se në shtresat e saj kulturore, 4.20 metra, ka një histori 26370 vjeçare, deri në Epokën e Paleolitit të lartë. Gjetjet në Shpellën e Konispolit,  tregojnë saktë, se në mijëvjeçarin e 7-të P.e.r, duket qartë, se ishte e zhvilluar  bujqësia dhe blegtoria. Amerikanë dhe Shqiptarë zbuluan elementët e traditës dhe arritën në konkluzione se në këtë shpellë kanë jetur Pellazgë, një popullsi Autoktone e lashtë, e cila ka luajtur një rol aktiv, në formimin e ETNOSIT ILIR. Më vonë njerëzit e dalë nga kjo shpellë, populluan malet për rreth dhe ndërtuan shtëpi, prej druri, nga lisat e pyjeve, të maleve të Konispolit dhe më vonë ndërtuan fortesat, në vendbanimet, e Çukës Ajtoit, Milesë, fortesat e Mallathresë të Paganesë dhe në Qafën e Stismave. Përsa i përket gjuhës së të parëve tanë, shërben si shembull studimi i Nermin Vlora ( Falaski ), mbesa e Ismail Qemalit, e cila në studimin e saj, ka zbërthyer kuptimin e fjalëve, Pellazgo-Etruske, duke theksuar, që kjo gjuhë është e stërlashtë, është e atyre, që dolën nga shpella e Krreshmoit. Është e atyre që ndërtuan në trevën e Thesprotisë së lashtë, (Çamërisë ), ajo gjuhë, që më vonë flitej nga Ilirët. Gjuhëtari suedez Johan Tunman, ka shkruar, për historinë e shqiptarëve se gjuha e tyre, tregon se janë pasardhës të Ilirëve të Moçëm. Gjuha e Thesprotëve ka thënë, Humanisti Italian, Scaliger 1540-1600, është një nga gjuhët MËMË. Po kështu profesori Francez, Lui Benlev, thotë, që populli shqiptar  është, më i vjetri i kontinentit tonë. Gjetjet Arkeologjike në Shpellën e Krreshmoit në Çukën e Ajtoit, tregojnë lashtësinë, e trevës së Konispolit, si dhe zhvillimin e lashtë të kësaj treve, të cilat i gjetën të ngritura ngulimet greke dhe pushtimet Romake, që erdhën më vonë, në këtë zonë të begatë dhe të qytetëruar për kohën. Dua të theksoj, se nga kjo Shpella e Kreshmoit në Konispol, është vërtetuar, se banorët e kësaj Shpelle, që para 26370 vjetëve, u zhvillua, gradualisht, të favorizuara, nga klima, begatia e tokës, e kullotave, si dhe nga deti Jon, për peshkim, të cilët dolën nga shpella dhe populluan, Çukën e Ajtoit, Paganën, Mallathrenë në Mile, si rrjedhojë e tyre u popullua gjithë treva . Dua të theksoj atë që thotë TUQIDIDI, që Grekët nuk ishin nga fara e Pellazgëve, por të mbledhur, që nga Feniku deri në Egjipt. Treva e Konispolit, ka luajtur një rol, të rëndësishëm  në historinë e Thesprotisë dhe të Epirit, si pjesë e saj. Edhe Konispoli krahas Çamërisë si pjesë e saj pësoj humbje të madhe në vitin 1913, ju pushtuan 2/3 e kullotave si dhe gjithë vija bregdetare, deri në Kepin e Stillos, të cilat i kanë edhe sot grekët padrejtësisht, se ato janë prona, të pronarëve të Konispolit, të cilat deri në vitin 1945, janë dhënë me qera grekëve, sipas ligjeve, duke marrë paratë pronarët e Konispolit. Me ardhjen e Turqëve, Konispoli u pushtua, ra në duar të Turqëve, pas një tragjedie të madhe, ku Ali Agaj, hëngri në besë, 13 kapedanët e Konispolit, duke i vrarë pabesisht. Pas kësaj shumë banorë të Konispolit populluan, përsëri Milenë, Markatin, dhe fshatrat për rreth Konispolit…Konispoli, ra nën pushtimin turk, në vitin 1452. Konispoli, të gjithë pushtuesit i ka pritur me luftë si Romakët, Turqit, Grekët, Italianët, Gjermanët. Shumë Konispolatë, kanë derdhur gjak, në ndihmë, të Revolucionit Grek, të vitit 1821, shembulli më tipik, ishte djali, i Konispolit, në krye të 300 Konispolatëve Haxhi Mehmet Dalani, i cili dha jetën në luftë, për mbrojtjen e Kretës dhe çlirimin e saj, për të cilin shkrimtari Grek, Niko Kazanxaqis, shkroi romanin kushtuar, Heroit të Kretës, Haxhi Mehmet Dalani “Ja vdekje Ja Liri “.. Por edhe Ali Pashë, Vezirit të Janinës, nuk ju nënshtrua Konispoli. Konispoli reagoi fuqishëm, kundër vendimeve, të Konferencës së Ambasadorëve, të vitit 1913-të. Edhe përpjekjeve shoviniste, të segmenteve, të shtetit grek, si dhe reminishencat, e sejmenëve, nuk mundet, t’ia prekin Autoktoninë, gjithë trevës së Konispolit dhe historinë e tij të lavdishme.