Tragjike! Nuk e vuri re pas makinës, babai shtyp për vdekje foshnjën 1-vjeçare

103
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Italinë, ku një foshnjë ka humbur tragjikisht jetën.

E mitura e moshës 1 vjeç e 8 muaj, është përplasur me makinë nga babai i saj në Veneto, teksa ai ishte duke lëvizur mbrapsht dhe nuk e ka vënë re praninë e vogëlushes. Ajo u dërgua me helikopter në spital po fatkeqësisht nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të shkaktuara nga përplasja.

Vetëm më 15 korrikun e kaluar, përsëri në Veneto, në Isola Vicentina, ndodhi një episod i ngjashëm: një burrë nuk e vuri re praninë e gruas së tij teksa po kthente makinën dhe e vrau.