Si ‘ia rrëmbeu zemrën’ Elgit Doda? Ja si përgjigjet Klea Huta

79
Sigal

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

E postimet e dyshes rreth përditshmërisë së tyre nuk janë të pakta, por së fundmi ka qenë bukuroshja ajo që me anë të një ‘Ask-u’ ka zbuluar mënyrën si e ka bërë producenti për vete, pasi një prej ndjekësve e pyeti se ‘me çfarë cilësish karakteriale i fitoi zemrën’. Megjithatë, edhe pse u përgjigj, Klea nuk i tregoi ‘sekretet’.

“Kishte ato mënyrat e veta”.

Pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, Elgiti tregoi se nuk ka të ndalur dhe vetëm para pak ditësh publikoi ‘Nuk muj mo’, një këngë dashurie shumë prekëse.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi propozimin surprizë që i bëri Kleas.