Pas takimit me Jahjagën, opozita: S’ka marrëveshje, seanca parlamentare acaron situatën

441
Opozita e bashkuar edhe pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën nuk ka ndryshuar kërkesat, por kërkojnë me urgjencë tërheqjen e nëshkrimeve me Serbinë.
Lajmi është konfirmuar nga lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri i cili tha se thirrja e seancës parlamentare do të përshkallëzojë protestat.
“Presidentes i kemi bërë të qarta kërkesat tona dhe jemi të palëkundur në këtë aspekt. Në si opozitë e bashkuar jemi të vendosur në kërkesat tona dhe në protestën që marrëveshjet mos të zbatohen”, tha Ymeri.
Ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka pohuar se është gabim thirrja e seancës parlamentare.
Ai theksoi se qeverisja ka zgjedhur një drejtim të gabuar pasi po mundohet të disiplinojë opozitën duke ushtruar dhunë policore. 
Sigal