Një vdekje e papritur ka ndodhur sot në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë.

Mësohet se nxënësja 12-vjeçare e ka rënë në tokë pa shenja jete, por ndonëse profesori dhe nxënësit e tjerë tentuan që t’i japin ndihmë 12-vjeçares, M.B, sërish ka qenë e pamundur për ta mbajtur në jetë.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, deklaron se:

“Mund t’jua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”.

Më tej zëdhënësi ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.