Tragjike, çifti i bashkëshortëve shqiptarë humbin jetën nga përmbytjet në Gjermani

208
Sigal

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. Në mesin e viktimave janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetonin në Gjermani. Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Burimet bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës.

Autoritetet gjermane dhe belge kanë përditësuar bilancin e përmbytjeve që goditën dy vendet ditët e fundit duke shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha materiale.

Deri më tani, në Gjermani janë shënuar të paktën 156 viktima ndërkohë në Belgjikë raportohet për 27 të vdekur edhe pse numri i viktimave mund të rritet. Ndërsa ujërat tërhiqen, krahas ekipeve të emergjencës, edhe vetë banorët kanë nisur pastrimin e lagjeve nga balta dhe inertet.

Në Gjermani zonat më të prekura janë Rhine-Westphalia të Veriut, Rhineland-Palatinate dhe Saarland.Mijëra persona janë raportuar të zhdukur gjatë kulmit të përmbytjeve. Edhe në zonën e Bavarisë së Epërme vijojnë kërkimet, ku rrebeshet kanë zhytur rruge të tëra dhe bodrume.