Tragjedi në La Mansh, mbytet një gomone me emigrantë, disa të vdekur

24
Sigal

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez, me raportimet që thonë se të paktën tre trupa janë nxjerrë nga uji. GB News shkruan se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze janë në kërkim të viktimave të tjera, me dyshimet se një trup i katërt është parë duke lundruar në det, ndërsa në Kanal ka një mot të keq.

Tragjedia vjen pasi kontrabandistët e njerëzve përfituan nga moti, për të larguar varkat e shumta të emigrantëve nga brigjet franceze. GB News mundi të zbulojë se të paktën gjashtë varka të vogla kanë arritur sot në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit.

Nëse konfirmohet, kjo shifër do të përbënte mbërritjen më të madhe njëditore të migrantëve me varka të vogla në muajin shkurt, që nga fillimi i krizës në 2018. Shifra e mëparshme u tejkalua vetëm fundjavën e kaluar, kur 290 emigrantë kaluan me pesë varka të vogla të dielën.

Ekipi i GB News në Kent filmoi imazhe ekskluzive këtë pasdite ndërsa varka e shpëtimit Dungeness luftonte me erërat e forta dhe dallgët, për të sjellë një grup prej gati dyzet migrantësh në Dover. Informacioni rreth kësaj tragjedie të fundit është ende i paqartë, por anijet franceze mësohet se kanë nxjerrë trupat e tre personave në ujërat franceze.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe franceze janë ende në kërkim të viktimave të tjera të mundshme, duke përdorur një avion dhe helikopter të rojes bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe varka të ndryshme shpëtimi dhe anije të Forcave Kufitare.

Pjesa më e madhe e aktivitetit të kërkimit është përqendruar pranë anijes Varne, rreth 9 milje në jug-perëndim të Doverit. Prodhuesi i GB News Kent tha se kushtet e motit në mes të kanalit janë shumë të këqija dhe po përkeqësohen, ‘me erëra që fryjnë në katër anët aktualisht’.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një incident në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze”.