Tragjedi në Kretë/ Ishin me pushime, gjyshi futet në det për të shpëtuar nipin e mbesën, ndërron jetë

205
Sigal

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në ishullin e Kretës, pasi një turist I moshuar ka ndërruar jetë në det.

Sipas mediave greke, i moshuari është mbytur pasi u fut në det të shpëtonte nipin dhe mbesën e tij. Fëmijët e moshave 7 dhe 8 vjeç tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

I moshuari ishte një turist francez i cili bashkë me gruan, nipërit dhe mbesat e tij kishin mbërritur në Kretë me pushime.

Sipas mediave greke, familja e turistëve të huaj, bëri një shëtitje në zonën e Agios Konstantinos në Gouves. Pak pas orës 17:00 të pasdites, roja bregdetare vuri re tre persona të cilët po kërkonin ndihmë në det.

Ai u hodh menjëherë dhe arriti të shpëtojë dy të vegjlit. Më pas u përpoq të nxjerrë jashtë edhe të moshuarin por për fat të keq tashmë ishte shumë vonë, pasi ai kishte humbur ndjenjat.

Fëmijët u transportuan me ambulancë për kontrollet e nevojshme mjekësore. Prindërit e tyre, të cilët ndodhen në Francë, u njoftuan nga autoritetet në lidhje me ngjarjen e rëndë.