Tragjedi në Greqi/ 23 vjeçari shqiptar humb jetën teksa po kthehej në shtëpi pas punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kardamena të Greqisë, ku një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa po kthehej nga puna pasi është përplasur me një taksi.

Sipas informacioneve, i riu ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme pas përplasjes. Ndërkohë janë plagosur dy persona turistë dhe shoferi i taksisë të cilët janë dërguar në spital.

NOA

Mësohet se dy vite më parë 23 vjeçarit i kishte vdekur burri i motrës së tij dhe për këtë arsye jetonte me këtë të fundit.