Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

237
Sigal

Greqia është tronditur nga një tërmet me madhësi 5.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në Elassona.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me një thellësi 2,7 km.

Ndërkohë lëkundjet të forta të tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit tonë, në Korçë, gjithashtu lëkundje u ndjenë edhe në kryeqytet.

Në datën 3 dhe 4 mars, dy tërmete me magnitudë 6 dhe 5,7 rihter u regjistruan pranë Larisës në Greqi, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.