Terrorizmi: mbështetje grupeve xhihadiste, arrestime në të gjithë Italinë

484
Operacioni antiterrorizëm, i koordinuar nga Prokuroria Kombëtare Antimafia dhe antiterrorizmi në rajone të ndryshme të Italisë, shkruan tgcom.it
Hetimi, i kryer në bashkëpunim me strukturat e rendit, çoi në në lëshimin e 14 urdhrave arresti, pasi dyshohen të jenë pjesë e një rrjeti mbështetës për luftëtarët militantë fondamentalistë islamikë në Siri.
Gjithashtu janë kryer 20 kontrolle në të gjithë Italinë.
U shkatërruan dy celula të lidhura me organizatën siriane Jahbat al Nusra, të vendosura në Lombardi, Veneto, Emilia Romagna dhe Sardegna.
Sipas hetuesve, të dy celulat të cilat operonin në Sardegna dhe Lombardi, ishin të pavarura por kishin një pikë kontakti: një subjekt të lidhur me të dy grupet.
Operacioni ndodhi në përfundim të dy hetimeve, koordinuar nga Prokuroria Italiane dhe nga Antiterrorizmi, degë e Policisë italiane.
U zbulua një shoqatë, përbërë nga 10 sirianë, të cilët kryenin aktivitetin abuziv të mbledhjes së fondeve me qëllim sponsorizimin e terrorizmit.
Hetimi i policisë ka çuar në identifikimin e 4 militantëve sirianë dhe marokenë, të cilët ishin pjesë e qelizës tjetër mbështetëse të Jabhat al Nusra.
Akuzat kundër tyre janë “shoqata për terrorizëm, financim terrorist dhe ndërmjetësim të paligjshëm financiar”.
Sigal