Terrorizmi godet në Mançester, 22 të vrarë dhe 59 të plagosur

465
Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Mançestër ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur. ]

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”.

“Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë”, ka thënë policia në Mançester në Twitter.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka thënë May përmes një deklarate për media.

Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm teksa njerëzit ishin duke u larguar nga “Manchester Arena”, ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert.
Sigal