Terroristët sulmojnë fshatin dhe u presin kokat 110 njerëzve

267
Sigal

Të paktën 110 peshkatarë dhe punëtorë të fermave të orizit janë vrarë brutalisht dhe u janë prerë kokat nga ekstremistët islamikë në Nigeri, të shtunën. Punëtorët ishin të lidhur dhe kokat u janë prerë në një masakër barbare të dyshuar nga anëtarët e Boko Haramit. Viktimat e masakruara u kthyen të dielën.

Ky është sulmi më agresiv ndaj civilëve të pafajshëm këtë vit,” tha Kallon, duke akuzuar grupin jo-qeveritar të armatosur për veprime barbare, pa përmendur Boko Haramin.

Bëj thirrje që autorët e këtij akti të neveritshëm dhe të pakuptimtë të sillen para drejtësisë”, shtoi ai.

Gjakderdhja ndodhi në fshatin Koshobe dhe sulmuesit dyshohet se ishin me motor. Gjashtë persona u plagosën në sulm, ndërsa tetë të tjerë renditen si të zhdukur. Ka spekulime se disa gra janë rrëmbyer gjithashtu.