Një paketë e tretë është e domosdoshme / Flet ekonomisti

86

Qeveria shqiptare duhet të frenojë shpenzimet në të kundërt rrezikon të mbetet pa rezerva në rast se pandemia e koronavirusit rëndohet më tej. Ky është konkluzioni në raportin e Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe për ekspertin e ekonomisë, Klodian Muça, paralajmërimi duhet konsiderohet si kambanë alarmi për institucionet shtetërore.

Klodian Muça: Shqipëria vazhdon që të shpenzojnë në mënyrë të frenuar, lekë që nuk shkojnë direkt për të ndihmuar ekonominë por ka një impakt indirekt. Këto para shpenzohen kryesisht në infrastrukturë.

Koncesionet e hartuara keq janë një tjetër pikë ku Shqipëria mund të dëmtohet seriozisht.

Janë 2.2 miliardë euro që rrezikojnë vërtetë, në qoftë se do të konsideroheshin dhe këto 2.2 miliardë euro si borxh publik, atëherë borxhi publik i Shqipërisë do të jetë mbi 100% të GDP

Në këtë periudhë të vështirë ekonomike, shpenzimet e luksit duhet të ishin fokusuar në fusha të tjera.

Unë e shikoj si një papërgjegjshmëri të administratës publike shqiptare që në këtë kohë pandemia vazhdohet akoma të flitet për lukse zyrash, të flitet për makina, për shpenzime që nuk ndihmojnë ekonominë. Mjafton që këto para të shkonin për të gjithë ata që u prekën nga pandemia, që janë në vështirësi ekonomike, apo mjafton që të shkonin për ata 80 mijë veta që kanë humbur vendin e punës përgjatë pandemisë

Muça thekson rëndësinë e një pakete të tretë ekonomike që bizneset të mund të shpëtojnë sado pak nga kriza.

Një paketë e tretë është mëse e domosdoshme sepse shumë biznese në sektorin e turizmit, në sektorin e transporteve dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë janë në risk falimenti.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të heqë dorë nga amnistia fiskale.