Ky shtet pranon turistë që nga 10 Dhjetori, pa nevojën e karantinës apo testit Covid

243
Sigal

Të gjithë turistët që mendojnë të udhëtojnë drejt Islandës, të mos hezitojnë pasi mund ta bëjnë këtë pa u futur në karantinë dhe pa vërtetuar se nuk janë me Covid. Duke nisur nga data 10 Dhjetor, cdo person që hyn në Islandë përjashtohet nga karantina e detyrueshme Covid-19 dhe kërkesat e depistimit nëse mund të japin prova të infeksionit paraprak.

Rregullat aktuale kërkojnë që të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Islandë nga zonat me rrezik Covid-19 t’i nënshtrohen 14 ditëve karantinë ose të bëjnë dy teste shqyrtimi Covid-19, të ndara nga karantina pesë ditore derisa të mësohen rezultatet e testit të dytë. Testet e shqyrtimit të kufijve janë përkohësisht falas nga e marta deri më 31 janar. Të gjitha vendet konsiderohen aktualisht zona me rrezik.

Autoritetet islandeze të shëndetësisë kanë dalë në përfundimin se njerëzit të cilët janë prekur nga virusi dhe e kanë kaluar tashmë sëmundjen, nuk përbëjnë më rrezik për përhapjen e saj.