Kishte thënë se ishte sëmurë, por ishte në një darkë me Putin, dënohet Ornela Muti

517
Kohë të vështira për Ornella Muti, e cila përveç shok-ut të pësuar, pas nxjerrjes së vajzës nga shtëpia në Romë, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Trieste me 6 muaj burg dhe gjobë 500 euro, për shkak se ka anuluar një spektakël në teatrin Verdi të Pordenone, duke deklaruar që ishte sëmurë.
Por në të vërtetë Muti atë mbrëmje është prezantuar në një darkë bamirësie në San Peterburg të organizuar nga Vladimir Putin.
Në vendimin e parë gjykata kishte qenë akoma dhe më e ashpër, sepse kishte dhënë 8 muaj burg dhe një gjobë 600 euro për mashtrim dhe për faktin që ka siguruar një raport mjekësor pa qenë e sëmurë.
Sipas asaj që raporton Gazzettino.it Gjykata e Apelit ka rishikuar vendimin, por vetëm e ka ulur pak atë dënimin.
Ornella do të paguajë shpenzimet e gjyqit si dhe një dëm monetar për teatrin Verdi që arrin në 30 mijë euro.
Në 10 dhjetor 2010 artistja duhet të performonte në një spektakël në teatrin Verdi të Pordenones, por ka thënë që është sëmurë, për shkak të një ftohuri dhe nuk është paraqitur, duke sjellë një raport mjekësor.
Ndërkohë atë natë Ornella Muti është paraqitur në San Petërburg në një darkë bamirësie së bashku me Kevin Costner dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Sigal