Donte të ndahej, por më pas ndërron mendje, 42-vjeçari përdhunon dhe rreh të dashurën

444
Arrestohet 42-vjeçari M. H., nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën si dhe e ka rrahur atë.

42-vjeçari kishte rënë dakord më parë të ndahej nga e dashura e tij 27 vjeç, por me pas ka ndërruar mendje dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar.

27-vjeçarja ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh.

Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim. Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar.

M. H., do të mbahet i ndaluar në Polici, derisa të dalin rezultatet e ekspertizës së mjekëve.
Sigal