Tërmeti shkatërrues në Turqi, shkon në 102 numri i viktimave

235
Sigal

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fortë në Izmir, ku sipas mediave turke, sot numri i njerëzve që humbën jetën ka shkuar në 102.

Një total prej 1475 pas goditjesh janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 6.6 që goditi brigjet e Izmirit në 30 Tetor, 44 prej të cilave ishin me magnitudë 4.

Nga lëkundja e fuqishme janë plagosur 1026 persona, 883 prej tyre kane dalë nga spitali, ndërsa 143 persona janë ende duke marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa puna e ekipeve të kërkim shpëtimit ka përfunduar në dymbëdhjetë nga shtatëmbëdhjetë ndërtesat e shembura, kërkimet po vijojnë në pesë ndërtesa.