Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë

63
Sigal

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter u regjistrua në Greqi rreth orës 01:14 minuta pas mesnatës.

Mediat greke raportojnë se epiqendër e lëkundjeve ishte 24 kilometra në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dodekanez.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës e konsideroi tërmetin si “shumë të fuqishëm”.

Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) tërmeti kishte një magnitudë prej 5.9 dhe ndodhi në një thellësi të vogël fokale prej rreth 2 km.

Media Zougla.gr kontaktoi autoritetet e ishullit që bënë me dije se nuk ka raportime për jetë të humbura. Pak minuta pas goditjes së parë një tjetër tërmet me magnitudë 4 ballë u regjistrua në jugperëndim të Tilos, me një thellësi fokale prej 10 km.