Edhe sot mot i nxehtë, temperaturat do të arrijnë deri në 37°C

179
Sigal

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme moti falë vlerave normale të presionit atmosferik dhe masat ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës në zonat malore dhe në pasdite në pjesën bregdetare jugore.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 23/35 Diell

Kukës 22/37 Diell re

Lezhë 21/35 Diell

Dibër 19/34 Diell re

Durrës 21/36 Diell

Tiranë 24/37 Diell

Elbasan 22/37 Diell

Berat 20/37 Diell

Vlorë 21/35 Diell re

Korçë 19/32 Diell re

Gjirokastër 18/36 Diell

Sarandë 20/32 Diell.