Tërmeti fatal me 1651 viktima në Turqi/ Presidenti Erdogan shpall 7 ditë zie kombëtare, flamuri bie gjysmështizë

192
Sigal

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që deri tani ka marrë 1651 jetë njerëzish dhe qindra të plagosur.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zi kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të valëvitet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën, më 12 shkurt 2023. , në të gjithë vendin tonë dhe brenda përfaqësive të huaja”- shkroi Erdogan në Twitter.