Berisha: Edi Rama ka shfrytëzuar korrupsionin, që të luftojë opozitën shqiptare

93
Sigal

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me forumin e grave, në selinë blu. 

Në fjalën e tij, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se duke shfrytëzuar korrupsionin, tentoi të luftojë opozitën shqiptare.

Berisha tha se Rama shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit, duke vënë nën kontroll të gjitha pushtetet.

Shpreh mirënjohjen, falënderimin tim për ju, për të gjitha anëtarët e Lidhjes Demokratike të Gruas, që keni dhënë dhe jepni në përpjekjet e kësaj partie, për rivendosjen e pluralizmit politik. Kontributin që keni dhënë në të gjitha periudhat e vështira dhe të suksesit të saj.
Tani ne vijmë në një fazë të një rëndësie jetike për demokracinë dhe për vendin. Për një seri shkaqesh, PD-ja prej 10 vitesh është në opozitë. Por ky dhjetëvjeçar solli një fatkeqësi të madhe kombëtare. Se një parti në opozitë mund të rrijë edhe 10-12 vite. Ndodh në vendet demokratike ku qeveritë perfomojnë. Por kjo qeveri pas 10 vitesh ja doli të vendosë monizmin në Shqipëri, ja doli që kryeministri i vendit të vendosë nën kontroll të gjitha pushtete. Ja doli të shndërrojë drejtësinë në një degë të ekzekutivit dhe për fatin më të keq të vendosë kontroll dhe mbi opozitën. Në këto përpjekje, duhet t’i themi gjërat haptas, ai nuk qe i vetëm. Në këto përpjekje për fatin më të keq, ai pati mbështetje të fuqishme të personave shumë të fuqishëm me të cilët projektoi shkatërrimin e opozitës. Për fat të keq, këta persona kësaj here ishin nga partneri ynë kryesor, vendi që frymëzon më shumë se çdo tjetër për pluralitet, kontroll pushtetesh, liri dhe të drejta qytetarësh, vendi që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Edi Rama ka shfrytëzuar korrupsionin, metoda të tjera në mënyrë që të luftojë në kundërshtim me çdo parim, çdo vlerë opozitën shqiptare”, 
u shpreh kreu i PD.