Arrihet marrëveshje për armëpushim në 3 rajone të Sirisë

500
Delegacioni iranian i cili ka negociuar në emër te regjimit në Siri me delegacionin e opozitarëve theksohet se kanë arritur një marrëveshje për armëpushim i cili do të zgjasë 6 muaj në 3 rajone, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i cili nuk dëshiron të bëjë publik emrin e tij nga Lëvizja Opozitare Ahraru’sh Damask në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se delegacioni iranian i cili ka biseduar në emër te regjimit në Siri me delegacionin e opozitarëve kanë arritur një marrëveshje për armëpushim i cili do të zgjasë 6 muaj në rajonet Zebedani të Damaskut, Kafarja dhe Fua të Idlibit.
Zyrtari ka theksuar se sipas marrëveshjes 10 mijë civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë nga rajoni Fua dhe Kafarja të cilat përbëhen kryesisht nga banues shiitë do të kalojnë në rajonet të cilat janë në kontrollin e regjimit, ndërsa kundrejt kësaj opozitarët e armatosur në rajonin Zenedani të Damaskut duke marrë me vete vetëm armët e lehta do të kalojnë në rajonet e Idlibit i cili është nën kontrollin e opozitarëve.
– Regjimi do të lirojë 1 mijë meshkuj dhe 500 femra të arrestuar-
Zyrtari duke vënë në dukje se gjatë armëpushimit avionët e regjimit nuk do të sulmojnë rajonet dhe përreth Fua, Kafarya, Binniş, Taftanaz, Maret Nasrin, Ram Hamadan dhe Zaran, u shpreh se në kudër të marrëveshjes regjimi do të lirojë 1 mijë meshkuj dhe 500 femra të arrestuar.
Theksohet gjithashtu se marrëveshja do të hyjnë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm 
Sigal