Tërmet në Peru, 4 viktima dhe 30 të plagosur

531
Autoritetet peruane thonë se një tërmet i shkallës 5.4 ka goditur pjesën e largët të maleve Ande, duke lënë kështu 4 persona të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur. Shërbimi Gjeografik amerikan ka thënë se tërmeti goditi në orën 21:58 (kohë reale) në afërsi të qytetit Chivay, i cili gjendet në jug të kryeqytetit Lima, shkruan AP. Tërmeti u përqendrua relativisht në sipërfaqe të thellë rreth 10 kilometra. Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Miguel Yamasaki u tha gazetarëve se katër persona kanë vdekur pas rënies së mureve të shtëpive nga dridhja që shkaktoi tërmeti. Ai gjithashtu konfirmon se 40 shtëpi në atë zonë janë shkatërruar.
Sigal