Hakohet Whatsapp, thyhet siguria e gjigandit të komunikimit

492
Sigal

Zyrtarët e lartë të qeverisë në vende të shumta të botës, kryesisht aleate të SHBA-ve ishin në shënjestër të një programi hakerash në fillim të këtij viti.

Burime të njohura me hetimin e brendshëm të WhatsApp për shkeljen thanë se një pjesë “domethënëse” e viktimave të njohura janë qeveritarë të profilit të lartë dhe zyrtarë ushtarakë, të përhapur në të paktën 20 vende në pesë kontinente. Pritet që ndërhyrja në WhatsApp, mund të sjellë pasoja të gjera politike dhe diplomatike.

WhatsApp ka ngritur një proces gjyqësor kundër zhvilluesit izraelit të mjeteve të hakerimit NSO Group me pretendimin se NSO Group krijoi dhe shiti një platformë hakerimi që shfrytëzoi një të metë në serverët në pronësi të WhatsApp.

Një grup i pavarur kërkimor që punon me WhatsApp, të quajtur CitizenLab, tha se të paktën 100 nga viktimat janë gazetarë dhe disidentë, jo kriminelë. WhatsApp ka thënë se ka dërguar njoftime paralajmëruese për përdoruesit e prekur.