DETAJE/ Çfarë ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy mjeteve

509
Sigal

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit, ku ka ndodhur një shkëmbin zjarri mes dy mjeteve.

Për pasojë një person humbi jetën dhe u plagosën tre të tjerë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes dy grupeve rivale, të cilët kanë qenë në dy makina, ndërsa kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.

Prokurori Arjan Ndoj mësohet se ka mbetur i plagosur nga përplasja me armë, ngjarje e ndodhur në Durrës.

Po ashtu mësohet se një prej mjeteve tip benz me targë AA333ZD është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri po lokalizohet nga policia.