Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

125
Sigal

U përpoq të grabiste një shtëpi në Piza, por fqinjët u zgjuan dhe thirrën policinë.

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar natën mes të shtunës dhe të dielës 13- 14 gusht.

Rreth orës 01:00 zhurma të dyshimta zgjuan nga gjumi qiramarrësit e një pallati në via Milano. Ato vinin nga një shtëpi, pronarët e së cilës ishin larguar me pushime.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, i riu është ndaluar nga policia. Në derën e hyrjes së banesës dukeshin copa të vogla druri në tokë.