Tentoi të luajë me burrin në ditën e dasmës, shikoni çfarë i ndodhi nuses

538
Sigal

Klipi i dasmës është kthyer në një video virale në rrjet. Nusja që duket e  pikëlluar, merr një copëz tortë nga bashkëshorti i ardhshëm dhe e fut në gojë.

Por, kur i vjen radha asaj për të ushqyer dhëndrin, i cili është i veshur me kostum të zi, ajo e ngacmon duke ia hequr tortën nga goja.

Dukshëm i pakënaqur, dhëndri godet gruan e tij me shpulla në fytyrë, duke lënë të shokuar të pranishmit. Nusja, e cila mban një diademë në kokë, mezi mbahet në këmbë nga shpulla e tmerrshme.

Ajo më pas shihet të vërë duart në fytyrë, teksa dhëndrri agresiv tërhiqet nga mënga prej një burri tjetër, i ftuar në dasëm. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer kundër sjelljes së dhunshme të dhëndrit.

Njëri shkruan: “Ai djalë ka nevojë për një mësim mbi të drejtat e njeriut dhe ajo grua ka nevojë për një dosja divorci, pa u kurorëzuar fare!” Një tjetër postoi: “Do doja që ajo të mos e vazhdonte më atë dasëm.”

Ndërkohë që nuk dihet me saktësi, se ku është filmuar ngjarja disa shikues online sugjeruan se kjo ngjarje u zhvillua diku në Azi.