Doktoresha suedeze kthen çmimin Nobel për shkak të Handke: Ndihem e turpëruar

535
Sigal

Mjekja suedeze, Christina Doctare, ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988 për shkak të Handke.

Shkrimtari austriak, Peter Handke i cili fitoi Nobelin në Letërsi ka ngjallur shumë debat për shkak të dashamirësisë dhe adhurimit që ai ka pasur për Millosheviçin.

Christina Doctare u është bashkuar edhe protestave në Stokholm të Suedisë, ndërkohë që po zhvillohet ceremonia për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi nga Peter Handke.
Kujtojmë që me nisjen e ceremonisë ka vijuar edhe një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë. Kam qenë krenare për Akademinë më parë, çmimi Nobel ishte një punë e madhe për Suedinë çdo vit. Tani ndjehem e turpëruar”.-ka thënë Christina Doctare.

Ceremoninë e djeshme e kanë bojkotuar Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Pas Kosovës, Shqipëria iu bashkua thirrjes së Pacollit dhe ministri Gent Cakaj njoftoi se ambasadori ynë në Suedi, nuk do t’i përgjigjet ftesës së mbretit për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Nobel.

Edhe Turqia e Kroacia bojkotuan këtë ceremoni për shkak të papapajtueshmërisë me fituesin, Peter Handke. Peter Handke njihet nga të gjithë si adhurues i Millosheviçit.