Tensione mes Kinës dhe Indisë në kufi, vriten tre ushtarë

286
Sigal

Tre ushtarë indianë janë vrārë gjatë luftimeve me forcat kineze në Ladakh të rajonit të kontestuar të Kashmirit verior.

Ky trekëndësh ka në konflikt edhe Pakistanin me Indinë.

Ngjarja e rëndë erdhi në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ushtria indiane njoftoi përmes një deklarate se zyrtarë të lartë të ushtrive të të dyja vendeve janë duke zhvilluar një takim për uljen e tensioneve, por nuk dha hollësi të tjera.

Vrasja e këtyre ushtarëve besohet të jetë rasti i parë në dekadat e fundit gjatë përleshjeve të armatosura mes dy fuqive të mëdha aziatike.