Dhuna në Maqedoni jehonë në BBC: Pas zgjedhjes së shqiptarit u sulmua Parlamenti

490
Gjiganti britanik, BBC i ka kushtuar jehonë të madhe lajmit se në Maqedoni u sulmua Parlamenti nga grupe nacionaliste, pas zgjedhjes së një shqiptari në krye të tij.
Dje u zgjodh Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit në Maqedoni, ndërsa qindra protestues shpërthyen në korridoret dhe sallën e Kuvendit duke sulmuar deputetë të LSDM-së dhe shqiptarë.
“Politika në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka qenë mjaft agresive dhe pa krye që nga zgjedhjet e dhjetorit.
Por gjithçka është përkeqësuar që pas skandalit të përgjimeve që dy vjet më parë”, shkruan BBC.
Rrjeti britanik hedh dyshime se nacionalistët, që janë përkrahës të Gruevskit sulmuan Parlamentin ditën e djeshme me qëllim që të sjellin trazira në vend.
“Shqiptarët përbëjnë gati çerekun e popullsisë në Maqedoni dhe partitë shqiptare janë rreshtuar përkrah socialistit, Zoran Zaev. Ky i fundit nuk e ka marrë mandatin për të formuar qeverinë, pasi refuzon Presidenti Ivanov”, shkruan BBC.
Sigal