Situata me maturantët, Kërpaçi: Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë, i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë!

Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, ka reaguar pas deklaratave të Ministrisë së Arsimit se gabimet në testin e gjuhë letërsisë ishin të qëllimshme.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi shkruan se  qëllimi i këtyre veprimeve nga ana e Ministrisë është të shkatërrojë të ardhmen e të rinjve, që ata të largohen nga vendi.

Sigal

Postimi i plotë:

Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë, i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë!

Janë aq të pafytyrë sa pranojnë se me ligësi qëllimisht kanë zgjedhur ato pyetje!

Qëllimi dihet, të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve që të largohen sa më parë nga vendi ynë!

Matura Shtetërore, një eksperiment i përvitshëm me të ardhmen e të rinjve dhe sakrificën e tyre që duhet të marrë fund!

Kjo është arsyeja pse rinia largohet në emigrim,
kjo është arsyeja pse sot nuk ka zhvillim,
kjo është arsyeja pse sot mbizotërojnë
ANTIVLERAT!

Për këtë padrejtësi që u është bërë maturantëve, duhet të vendoset drejtësi dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi!