Sigal

Një avion mallrash është përplasur në aeroportin e Karaj, jo shumë larg nga Teherani. Për momentin agjencitë e lajmeve dhe shtypi ndërkombëtar njoftojnë se bëhet fjalë për prezencën e nëntë personave në bord.

Piloti i një Boeing mallrash 707 është ulur të aeroportin e gabuar dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në një mur me tela të aeroportit dhe duke përfunduar pranë një kompleksi banimi.

Avioni më pas ka marrë flakë. Mjeti ishte nisur nga Bishkek, kryeqyteti i Kirghistan dhe ishte drejtuar në aeroportin e Payam, një qytet në jug-perëndim të Karaj, rreth 35 km nga Teheran.

Sipas mediave deri tani janë 15 të vdekur. Vetëm një pjesëtar i ekuipazhit thuhet se ka mbijetuar.
Avioni transportonte mish dhe sipas Farsnews i përkiste ushtrisë iraniane.