Dukesha ndahet nga ‘turma’, tregon qëndrimin e saj nëpërmjet aksesorëve

673
Dukesha e Kembrixhit nuk i është bashkuar zgjedhjes së yjeve të njohur për kodin e veshjes në mbrëmjen e së dielës për çmimet BAFTA.
Ajo u shfaq me një fustan të gjelbër në krah të bashkëshortit William. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve u shfaqën me të zeza për të mbajtur qëndrim kundër ngacmimeve seksuale në mbështetje të lëvizjes Time’s Up, një metodë e ngjashme me atë që ndodhi në Golden Globe.
Duket se dukeshës nuk i është dukur e përshtatshme të shfaqej duke mbajtur një qëndrim, edhe pse zgjodhi të vishej me ngjyra të errëta.
Pati edhe kritika ku ndjekës të rrjeteve sociale e konsideruan Kate si zhgënjyese. Kishte dhe komente pozitive ku e cilësonin sit ë ftuarën e mbretëreshës dhe nuk mund të bënte veprime të tilla, dhe pse qëndrimin e saj e tregoi nëpërmjet aksesorëve.
Guri i smeraldtë që kishte në varëse është simbol i vjetër i fuqisë femërore.


Sigal