Të frymëzuar nga “La Casa de Papel”, shqiptarët grabisnin banesat në Spanjë me maskat e Salvador Dali

393
Sigal

3 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle nën akuzën e grabitjes.

Shqiptarët janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe.

Sipas autoriteteve spanjolle, tre të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grabitje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa.

Ata realizonin vjedhjet duke përdorur për çdo vjedhje, maska dhe makina të ndryshme, madje edhe të frymëzuar nga seriali i famshëm i Netflix, “La Casa de Papel”, aty ku janë përdorur për vjedhje maska me portretin e artistit Salvador Dali.

Makinat që përdoreshin kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja,  e cila në tentativë për tu larguar nga Spanja përmes aeroportit, iu gjetën bizhuteri të shtrenjta. Arrestimi i dy të tjerëve u realizua dy ditë më pas.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha, raporton “abc”.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet për këtë grup vazhdojnë.