Atentatit ndaj prokurorit Ndoj, zbulohet se kujt i përket automjeti që ngiste Andi Maloku

703
Sigal

Zbulohet biznesmeni në pronësinë e të cilit është makina që përdoret prokurori Arjan Ndoj në momentin e atentatit.

Makina i përkiste një personi që disponon një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për biznesmenin Fadil Çalliku, nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili kishte të regjistruar në emrin e tij automjetin me targë “AA 333 ZD”.

Në atentatin e 1 nëntorit Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ndërsa shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, nga Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.